Neni që shemb “Ligjin antimafia”

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 07:57 | Nga

Jo domosdo do t’u verifikohet pasuria të gjithë të dënuarve për vepra penale, nëpërmjet të cilave mund të kenë bërë kapital jashtëligjshëm.

Kjo për shkak se prokurorëve nuk u është bërë obligim që një verifikim të këtillë ta kërkojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i miratuar me pompozitet një ditë më parë në Qeveri, është duartrokitur edhe nga shoqëria civile.

Por neni i katërt është vënë në thumb të kritikave. Dhe sikur ai të mos ndryshohet në proces të miratimit të Projektligjit në Kuvend, ka drojë që e gjithë vlera e dokumentit të shembet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme