Nëse Veseli refuzon, ky është kandidati i PDK-së për kryeparlamentar

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 11:48 | Nga

Koalicioni PAN i renditur i pari në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit i takon posti i kryetarit të Kuvendit. Ndërsa, sipas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së, e Nismës ky post do t’i takojë PDK-së.

E, në partinë e Kadri Veselit ende nuk ka vendim të prerë se kush do të udhëheq me organin më të lartë legjislativ në vend.

Në këtë parti duan qe Veseli të jetë sërish kryetar i Kuvendit. E, nëse ai refuzon një gjë të tillë, “Indeksonline’, merr vesh se kandidati më i përfolur për këtë post është Xhavit Haliti, i cili në dy legjislaturat e fundit ishte nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Jemi në pritje të vendimit qe do ta merr Veseli. Nëse ai ka vullnet për të drejtuar Kuvendin, sigurisht se do t’i marrë votat e mjaftueshme. Në të kundërtën, opsion për këtë post është Xhavit Haliti”, ka thënë një zyrtar i PDK-së.

“Indeksonline”, ka provuar të bisedojë me Halitin, por ai nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.

Seanca ku pritet të konstituohet Kuvendi do të mbahet më 3 gusht. Në këtë seancë përveç betimit të deputetëve pritet të zgjidhet edhe Kryesia dhe kryetari i Kuvendit./

Të ngjashme