Nesër mblidhet Kuvendi

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 15:00 | Nga

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës palramentare. Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen në të janë shqyrtimi i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,  raportit vjetor të Avokatit të Popullit si dhe atij të Fondit të Kursimeve pensionale.

Ky është rendi i ditës 

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
    5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
    6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
    7. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
    9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme