Nis procesi i zhvendosjes së Ministrisë së Kulturës në Prizren

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 09:35 | Nga

Një premtim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që e kishte bërë gjatë fushatës elektorale në Prizren, ka mjaftuar që Ministria e Kulturës të nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Ende pa vendim të Qeverisë, pa kurrfarë konsultash me institucionet qendrore të kulturës a ndonjë analize reale, kabineti i ministrit Kujtim Gashi është duke kërkuar objektin e ri në qytetin jugor.

Përderisa Ministria ende nuk e di se çfarë do të bëhet saktë në këtë drejtim, drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës këtë e shohin si veprim të gabuar. Ka prej tyre që konsiderojnë se bëhet fjalë për veprim të pastër politik.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të martën ka thënë se tashmë është në konsultime me Komunën e Prizrenit sa i përket objektit ku do të vendoset një pjesë e MKRS-së.

Sipas tij, kjo pjesë e MKRS-së do ta ketë një objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Ai ka renditur një sërë arsyesh për këtë hap, megjithëse ende nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar të paraqitur para Qeverisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme