Nis punën ministrja e re e Integrimit

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 10:46 | Nga

Mimoza Ahmetaj ka folur për herë të parë në mbledhjen e sotme të Qeverisë si ministre e Integrimit Evropian.

Emërimi i saj në këtë pozitë u bë një ditë më parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ahmetaj ka qenë ambasadore e Kosovës në Belgjikë, pozitë nga e cila ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Ajo ka shërbyer edhe si ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Ahmetaj ishte edhe këshilltare e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, kurse para kësaj kohe, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, në postin e ministres së Integrimit Evropian, ajo pason Bekim Çollakun i cili i dha fund punës së tij si ministër në shtator të vitit të kaluar për t’iu bashkuar ekipit të presidentit Hashim Thaçi si këshilltar.

Të ngjashme