NISMA: Do të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 15:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e parë për medie, pas përfundimit të zgjedhjeve  të së dielës.

Sekretari i Nismas për Kosovën, Bilall Sherifi ka falenderuar qytetarët e Malishevës, për përkrahjen e ofruar, me ç’rast kandidati i tyre Ragip Begaj doli fitues. raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera Sherifi bëri të ditur edhe koalicionet që kanë pasur në Komuna dhe qeverisjen që do ta vazhdojnë me partitë tjera.

“Në Prizren ka pasur një marrëveshje Mytaher Haskuka me Zafir Berishën. Në Komunat ku Nisma ka pasur koalicion ka pasur fitore. Në Suharekë, Rahovec, Vushtrri, Mitrovicë, Ferizaj e Kamenicë. Vendimi ka qenë nga kandidatët e NISMAS që të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna në mandatet katër vjeçare”, u shpreh Sherifi.

Të ngjashme