Nisma: ”Dosja Haradinaj” e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 13:57 | Nga

Nisma për Kosovën, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se u kanë dërguar autoriteteve të Francës Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, me anë të së cilit janë sjellë fakte që dëshmojnë se ”Dosja Haradinaj” është e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb.

Me këtë rast ky subjekt politik kërkon nga drejtësia franceze që ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn.

Reagimi i plotë i Nisma-s:

Që nga 4 janari 2017 kur u ndalua Ramush Haradinaj në Aeroportin Bazel – Mulhouse në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, autoritetet franceze vazhdimisht pohojnë se ky akt nuk ka asnjë dimension politik!
Përmes Ambasadës së Francës në Kosovë dhe përmes postës elektronike, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën u ka dërguar autoriteteve të Francës Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt.
Në këtë memorandum janë sjellë fakte që dëshmojnë se ”Dosja Haradinaj” është dosje e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb dhe e shpërndarë nga njerëzit e këtij regjimi. Si e tillë, akuza kundër z. Ramush Haradinaj është një akuzë e motivuar politikisht dhe urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia është urdhër- arrest i POROSITUR NGA POLITIKA e Beogradit.
Që të shmang grackën e politikës serbe drejtësia franceze duhet ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn. Ky veprim është veprim i vetëm serioz dhe me dinjitet i një drejtësie vërtetë të pavarur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme