NISMA: Drejtësia nuk pranon standarde të dyfishta

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 16:27 | Nga

NISMA për Kosovën konstaton se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme sepse si e tillë jep një mesazh shumë të gabuar dhe një model të keq, sesa herë të mos i pëlqejë dikujt vendimi i gjykatave ato me kërkesë të politikës mund të ndryshohen.

“Kjo kërkesë është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat ajo duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë në Kosovë”, thuhet në reagim.

“Ia kujtojmë Apostollova se Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja ka shkarkuar dy president të zgjedhur të Kosovës, ka ndërhyrë në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare dhe përkundër pa pajtueshmërisë me këto vendime të saj, politika e Kosovës i ka pranuar dhe nuk i ka kundërshtuar”, thuhet në reagim.

“Ashtu sikur ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që vendimet e lartë përmendura të zbatohen pa asnjë ndryshim ajo duhet të bëjë thirrje që të zbatohet edhe ky vendim dhe jo të veprojë me standarde të dyfishta!”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme