Nisma Socialdemokrate në Kllokot të mërkurën ka mbajtur Kuvendin e Punës. Me këtë rast, Kryesia e kësaj dege është zgjeruar. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Ai ka thënë se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror.
Ja postimi i plotë i tij:
Sonte në Kllokot mbajtëm Kuvendin e Punës. Bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në këtë Kuvend Pune në të cilin u bë zgjerimi i degës që nënkupton zgjerimin e kryesisë me anëtarë të tjerë dhe këshillin e degës.
Forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror. Me këtë rast kryetari i degës së NISMA Socialdemomrate në Kllokot, Mervan Rexhepi ka prezantuar një raport të detajuar të punës së kësaj dege.
Gjithnjë e më shumë po rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në NISMA’n Socialdemokrate. Gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen programit dhe kauzave tona.
Faleminderit!