Nisma nuk kandidon në Skenderaj, mbështet Bekim Jasharin

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 16:38 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më shumë se një vit Nisma për Kosovën është përgatitur për Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017, thotë Fatmir Limaj, kryetar i këtij subjekti politik, transmeton Ekonomia Online.

Kanë përfunduar listat e kandidatëve për kryetar komunash në të gjitha komunat aty ku do të jetë Nisma prezentë, ka thënë Fatmir Limaj, duke treguar se qëllimi i konferencës, së mbajtur sot, ka qenë të njoftohen qytetarët dhe simpatizantët e NISMA-s për kandidatët.

Fatmir Limaj është shprehur se nuk do të zhgënjejnë qytetarët. Ai ka bërë të ditur se në dy komuna nuk do nuk do të kenë kandidat për kryetar.

“Në Skenderaj është Bekim Jashari kandidat i pavarur, por që Nisma e mbështet. Në Shtime është Fatmir Rushiti, i cili është kandidat i pavarur, por që merr mbështetjen nga Nisma”, ka thënë Limaj.

Ai ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave, që do të jenë : në Prishtinë Shyqeri Bytyqi, bartës i listës për Prishtinë, Baton Dushi, në Prizren është Zafir Berisha, në Malishevë është Ragip Begaj, në Drenas kandidat për kryetar është Isa Xhemajli, në Lipjan është Eset Sahiti, në Suharekë është Kadri Balaj, në Gjilan është Anila Kastrati, në Kaçanik është Agim Çaka, në Gjakovë është Fazli Hoxha, në Klinë është Nezir Gashi, në Vushtri është Avdullah Vojvoda, në Mitrovicë është Qazim Shala, në Ferizaj Besnik Berisha, në Deçan është Shkodran Imeraj, në Pejë është Salih Kelmendi, në Dragash është Fatmir Halili, në Kamenicë është Albert Sermaxhaj, në Obiliq është Mexhid Krasniqi, në Podujevë kandidat është Xhemajl Hasani, në Kllokot është Mervan Rexhepi.

Limaj ka thënë se mbrëmë kanë dërguar listën për asamble, dje për kryetar komunash, shkruan EO.

Fatmir Limaj është shprehur se në komunat e Kosovës, Nisma do ofrojë kryetar të komunave të cilët janë të dëshmuar profesionalisht në nivel lokal e qendror.

Limaj ka thënë se nesër do marrin pjesë në seancë në Parlamentin e Kosovës.

Të ngjashme