NISMA zyrtarizon koalicionin me AKR-në për zgjedhjet në Drenas

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:08 | Nga

NISMA dhe AKR, sot do të nënshkruajnë koalicionin për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

Nënshkrimi i këtij koalicioni do të bëhet nga Isa Xhemajlaj, kandidat i NISMA-s për kryetar të Drenasit dhe Elmi Thaqi, kandidat i AKR-së, për kryetar të Drenasit, shkruan Ekonomia Online.

Të pranishëm do të jenë edhe liderët e dy subjekteve politike, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nënshkrimi i këtij koalicioni do të bëhet në orën 14:00, në selinë qendrore të NISMA-s për Kosovën, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme