Nitaj: Nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 14:10 | Nga

Anëtari i kryesisë së AAK-së, që më 11 qershor garoi për deputet, Muharrem Nitaj, ka falënderuar gjithë votuesit e tij, pas certifikimit të rezultateve, edhe pse ka mbetur jashtë legjislaturës së re.

Nitaj, tha se faji kryesor se përse nuk do të jetë deputet i Kuvendit mbetet tek ai, edhe pse sipas tij nuk ka besim në sistemin zgjedhorë në Kosovë.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Të nderuar votuesit e mi,

Sot, më në fund dhe të çertifikuara, i kam marrë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Vota për mua ka qenë shumë e madhe, por e pamjaftueshme që unë të mbërrijë të jem përfaqësues i juaj në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë juve që më votuat, e që sipas KQZ-së qenkeni 8982 veta, ju falëndëroj nga zemra! E çmoj tej mase besimin e dhënë.

Më duhet të them se, pavarësisht se unë nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor, fajtori i vetëm pse unë nuk arrita të hyjë në Kuvend, prap jam vet!

Ani se shumë po më thonë se unë qenkam fitues, vet vlerësoj se unë jam humbës i kësaj beteje zgjedhore!

Me gjasë kjo nuk ishte kohë imja! Ndoshta vjen “noj dever tjetër”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme