Emini dhe Willems bisedojnë për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 21:39 | Nga

Kuvendarja e LDK-së, njëherësh kryetare e Komsionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini vazhdon takimet me ambasadorë, me diplomatë dhe me delegacione të ndryshme që vizitojnë vendin tonë.

Ajo sot ka pasur një takim me ambsadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Komisionit pët Integrime Evropiane dhe ambsadës së Holandës, si dhe ndërmjet dy vendeve tona.

Po ashtu, kuvendares Emini dhe ambsadorja Willems kanë disktuar edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në zbatimin e MSA-së dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

“Sot në takim, Gerrie Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Me këtë rast, ajo theksoi se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të komisionit për Integrime Evropiane dhe ambsadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.” – thuhet në njoftimin e kuvendares Njomza Emini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme