Nuk dihet se kur do të mbahet seanca e Kuvendit për demarkacion

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 13:15 | Nga

Është mbajtur mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku u vendosur që seanca e radhës do të mbahet me 4 gusht. Këtë e ka konfirmuar deputetja nga Vetëvendosjes, Aida Durguri.

Ajo ka thënë se në mbledhjen e kryesinë e Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të jetë me 4 gusht. Sipas saj, do të ketë shumë pika në rend dite por jo edhe demarkacioni.

Ndërsa ka thënë se debati profesional që ka kërkuar Shpejtimi Bulliqi do të mbahet më 3 gusht në Kuvend.

“Në këtë debat pritet të jenë në njërën anë anëtarët e Komisionit për demarkacionin e në anën tjetër do të jenë ekspertë të fushave që kanë të bëjnë me demarkacionin”, ka thënë Durguti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme