Thaçi: Askush s’ka të drejtë t’i etiketojë e njollosë ushtarët e UÇK-së

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 12:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Askush nuk ka të drejtë të njollosë ushtarët e UÇK-së, as të marrë epitetin e luftëtarit pa qenë në luftë, tha presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për medie.

Thaçi tha se ajo çfarë mund të bëjnë është t’i ofrojnë mbështetje sistemit të drejtësisë që të përmirësojnë gabimet e bëra.

Presidenti Thaçi tha se për të evituar gabimet e bëra duhet të plotësohet edhe ligji për shkak se sipas tij ka vakum, shkruan Ekonomia Online.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në deklarimet tona që të mos  kenë karakter emocional apo ngjyrim politik. Duhet dhënë mbështetje të plotë drejtësisë. Dua të besoj që do të ndodhin ato përmirësime, çfarë do të duhej të ndodhin. Por, se a duhet të tejkalohen këto deformime, duhet të tejkalohen. Nuk i zgjedh këto çështje politika,  shihet se kanë ndodh lëshime në të kaluarën.”

“Askush nuk ka të të drejtë t’i etiketojë, t’i njollos ushtarët e UÇK-së. Duhet të shikohet edhe plotësimi i ligjit sepse ka pas vakum.”

Nuk do të ketë korrigjim përgjatë kufirit aktual

President,i Hashim Thaçi, beson që e gjithë frika dhe panika e krijuar rreth  marrëveshjes me Serbinë do të tejkalohet me arritjen e saj.

Ai në një konferencë për media the se ata që dyshojnë në këtë marrëveshje, që janë duke nxitur frikë, nuk do të merren parasysh, shkruan EkonomiaOnline.

“Dyshuesit në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë me lehtësi po përhapin shqetësim të rajonit dhe fillim të ndarjes etnike. Në çdo rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi do ta ruajmë frymën e  multietnicitetit. Janë këto mjegulla që shpërndaheshin edhe në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës  prandaj edhe kjo frikë panik dhe mjegull do të tejkalohet dhe  do të tërhiqen të gjitha me rastin e marrëveshjes Kosovë Serbi,” është shprehur Thaçi.

“Nuk është asnjë panik, frikë, shqetësim, tek vendet fqinje në rast se Kosova arrin marrëveshje me  Serbinë. Prandaj zërat që pretendojnë të përhapin informata janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe në asnjë rrethanë nuk do të merren parasysh”.

LEXO Edhe: Thaçi i përgjigjet Isa Mustafës për zgjedhjet e parakohshme

Ai më tutje tha se një marrëveshje me Serbinë nuk do të shkaktonte eksod të popullsisë.

“Marrëveshja e Kosovës nëse arrihet do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron Kosovës bashkëngjitjen e  Preshevës. Do të siguroj se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave të kufirit nuk do të jetë eksod të popullsisë”.

Thaçi edhe një herë ka potencuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as një Republikë Serbe në të.

“Ritheksoj në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje, nuk do të lejojë ndonjë Republika Srpska si dhe asociacioni me elemente ekzekutiv. Nuk besoj që ndokush nga bartësit e institucioneve dhe partive politike nuk është kundër bashkëngjitjes së Preshevës”.

Ai ka ftuar partitë politike shoqërinë civile që të bashkohen në mënyrë që sa më shpejtë të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan EO.

“Bëj ftesë të gjithë skenës politike kosovare bartësve të institucioneve shoqërisë civile që të punojnë bashkë me një qëllim që brenda një kohe të shkurtër të përmbyllim bisedimet me Serbinë. Do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kreu i shtetit tha se anëtarësimin në OKB, në NATO dhe në Be, mund të bëhet vetëm në rast se arrihet një fqinjësi e mirë me Serbinë.

“Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se këto qëllime nuk mund t’i arrijmë pa ndërtuar një perspektivë të fqinjësisë së mirë me të gjithë fqinjët, duke marrë parasysh edhe fqinjësinë e mirë me Serbinë, që do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, që do të nënkuptonte njohje reciproke.”

“Rrugëtimi ynë për të ardhmen atlantike do të jetë më i shpejtë nëse mbyllim problematikat, siç e kemi mbyllur me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis.”

Të ngjashme