Nuk gjenden mbetje mortore te kisha në kampusin universitar

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 12:15 | Nga

Asgjë nuk është gjetur në pikën e parë të gërmimeve për varrezat e dyshuara në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kohavisionin kreu i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjeta.

Ai ka thënë se sot po vazhdojnë punimet në pikën tjetër, atë mbrapa objekt të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ekspertët vendorë e ndërkombëtarë që nga e mërkura kanë nisur gërmimin për t’i vërtetuar dyshimet se trupa të shqiptarëve u varrosën aty.

Dëshmitarë të shumtë thuhet se kanë deklaruar se gjatë kohës së luftës, kanë parë forca të policisë duke varrosur trupa të të vrarëve në këtë hapësirë.

Prokurori i këtij rasti, Elez Blakaj, ka deklaruar se gërmimet kanë filluar me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për varrezë masive dhe punimet do të zgjasin aq sa ka nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme