Memorandum për pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 14:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës. Memorandumin e firmosën kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ambasadori britanik Ruari Oconnell.

Ky memorandum fuqizon dhe siguron procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili foli para gazetarëve theksoi se “është në interes të Kosovës që ne të kemi kuadrot më të kualifikuara. Si Qeveri do të jemi të përkushtuar që të punojmë bashkërisht dhe do të bëjmë ndryshime bazuar në kërkesat e miqve tanë dhe publikut”.

Ambasadori britanik Ruari O’connell, tha se do të financojnë një kompani të pavarur, e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar.

“Ambasada britanike nuk do të vendosë për juve, sepse ju jeni populli që kërkoni që të respektoheni dhe të ketë punësime në baza meritore”, tha O’Connell.

Mënyra e zgjedhjes së bordeve është e ndryshme, por kryesisht vlejnë dy qasje: propozimi nga Qeveria dhe emërimi nga Kuvendi dhe zgjedhja me konkurs nga Kuvendi dhe emërimi në Kuvend.

Sa i përket pagave në institucione dhe agjenci, pagat e bordit përcaktohen nga Kuvendi pas propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa derisa të nëpunësve civil përcaktohen në kuadër të rregullave për shërbimin civil.

Kryekuvendari Veseli e falënderoi Ambasadorin Ruari O’Connell, dhe Kryeministrin Mustafa për këtë të arritur të përbashkët, pas një angazhimi njëvjeçar,  që sot u kurorëzua.

Ky Memorandum, Veselit, është kurorëzim i punës për të sjell perspektivë të re, sjelljen e një procesi transparent, profesional, të paanshëm dhe të pavarur për profesionistët me cilësi sepse ashtu ndryshohet edhe vendi.

“Ne jemi të vendosur për ta ndryshuar gjendjen e vendit tonë. Dukuria e nepotizmit ka qenë e pranishme në institucione, ne kështu, ofrojmë mundësi për konkurrencë të kuadrit të kontribuojë në bordet, ndërmarrjet publike”, theksoi Z. Veseli.

Tutje Veseli ftoi partnerët ndërkombëtar të japin kontribut edhe në segmentet tjera që identifikohen në Raportin e progresit, siç është prokurimi publik dhe procesi i vendimmarrjes rreth përzgjedhjes së kandidatëve në agjencitë e pavarura të sjellë cilësi të reja për vendin dhe ekonominë e vendit.

“Vendosmëria jonë e përbashkët solli këtë rezultat që presin qytetarët, profesionalizmin përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik”, theksoi kryekuvendari Veseli, me ç’rast kërkoi përkrahjen e mediave, shoqërisë civile që të jenë shtytëse pozitive për qeverisje në të gjitha nivelet.

unnamed (1) unnamed

 

Të ngjashme