Opozita çon në Kushtetuese ligjin që “kategorizon ushtarët e UÇK-së”

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:22 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupet parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës.

Ankesën në këtë Gjykatë e kanë dorëzuar deputetet Time Kadrijaj nga AAK-ja dhe ajo e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, të cilat kanë thënë se si opozitë janë kundër kategorizimit të luftëtarëve të UÇK-së.

Ato kanë theksuar se e kanë edhe përkrahjen e deputetëve të partisë Nisma për Kosovën.

Aida Dërguti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ky ligj nuk duhet të kategorizoj ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pikat të cilat ne kemi ngritur si pjesë më e rëndësishme e kërkesës tonë është diskriminimi i veteranëve me kategorizimin. Kemi parë që listat e veteranëve janë të fryra ka arrit një numër prej 46 mijë, i vetmi kategorizim që duhet të bëjë Qeveria është që duke i pastruar listat dhe duke i hequr ata që kurrë nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së”,ka thënë Dërguti.

Ajo gjithashtu ka thënë se kostoja e pagesës së veteranëve është shumë e madhe dhe se ajo do të zvogëlohet vetëm me pastrimin e listave të këtyre të fundit.

Ndërsa, deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se mënyra se si është sjell në Kuvend ky ligj ka qenë i kundërligjshëm.

“Ne po mendojmë që është edhe antikushtetues edhe presioni që është bërë ndaj deputetëve për me votuar këtë projektligj, por është antikushtetuese edhe diskriminimi që u bë kategorive të luftës, i cili është një kategori e shenjt. Është e pakuptimtë sepse ata kanë qenë bashkë, duhet të trajtohen njëjtë, të paguhen njëjtë. Dhe kjo kategori e ushtarëve që kanë qenë në vijën e parë të frontin për të lënë në kategorinë e parë, dytë dhe tretë është e papranueshme për veteranët”, ka thënë Kadriaj.

Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim në afat prej 60 ditësh ndërsa pa marrjen e një vendimi këtë ligj nuk mund ta nënshkruajë presidenti Hashim Thaçi.

time-kadrijaj-aida-dergutitime-kadrijaj-aida-derguti2

Lexo më shumë:

Të ngjashme