Opozita ka vërejtje edhe në Projektligjin për “Trepçën”

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 09:09 | Nga

Partitë opozitare kanë vërejtje në Projektligjin për “Trepçën”, të cilin Qeveria e ka proceduar për në Kuvend të mërkurën. Megjithatë, pavarësisht këtyre vërejtjeve e quajnë të domosdoshëm për ta ringjallur gjigantin metalurgjik, i cili rrezikon falimentimin. Mirëpo, opozitarët kanë kritikuar Qeverinë për lënien jashtë këtij procesi Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se në hartimin e Projektligjit për “Trepçën”, Kuvendi ka mbetur jashtë vendimmarrjes.

“Në këto vendime siç parashihet me ligj pak a shumë Kuvendi përjashtohet. Çfarëdo vendimi për të ardhmen e ‘Trepçës’ pas miratimit të këtij ligji do të bëhet në nivel të bordit të ‘Trepçës’ dhe natyrisht meqenëse Qeveria është 80 për qind aksionare bëhet me vendim të Qeverisë, por Kuvendi nuk pyetet më. Mendoj që kjo është e papranueshme, natyrisht që Kuvendi do të duhej të jepte vendime e veta siç i ka këto të drejta të garantuara karshi ndërmarrjeve të tjera publike”, ka thënë Ymeri.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vërejtje për lënien jashtë vendimmarrjes Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka vlerësuar shumë të rëndësishme dërgimin e këtij Projektligji në Kuvend nga Qeveria, sado që ajo ka vërejtje edhe për mënyrën e dërgimit. Këtë e shoh si anë pozitive dhe ne do të japim maksimumin që ligji të bëhet me të vërtetë i zbatueshëm e jo me nguti, siç edhe ka ardhur se në fakt Qeveria është dashur shumë më herët ta sjellë se ne i dimë edhe punët e Qeverisë si kanë shkuar në funksion të shtetit, po megjithatë ne do të punojmë në këtë afat që është shumë i shkurtër e që si subjekti politik që të bëjmë një ligj të zbatueshëm”, ka thënë Haxhiu për “Zërin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme