Opozita kërkon interpelancë nga kryeministri për murin në veri

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 10:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët opozitarë, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ai i Nismas për Kosovën, Zafir Berisha, kërkojnë interpelancën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe raportimin e ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni, lidhur me situatën në veri të Mitrovicës.

Deputetët Selimi e Berisha kanë theksuar se kanë mungesë të informatave se çfarë po ndodh atje, pasi që ndërtimi i murit sipas tyre po bënë destabilizimin e situatës në veri, raporton Ekonomia Online.

Këtë interpelancë ata e kanë kërkuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta.

Komisioni ka përkrahur dhe miratuar kërkesën e deputetëve opozitarë për raportim të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

 

Të ngjashme