Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, pushteti konsensus për dialogun

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 07:55 | Nga

Pa kurrfarë rezultati ka përfunduar edhe tryeza e radhës mes partive politike, e organizuar nga Partia socialdemokrate (PSD). Aty ka munguar konsensusi rreth një deklarate të propozuar nga PSD-ja, e cila flet për rolin e Kuvendit në fazën finale të dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Diskutimi kryesor në tryezë ka qenë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë dialogun.

PSD-ja ka propozuar që Kuvendi ta caktojë prijësin e dialogut.

Por njëjtë sikurse në tryezat e kaluara subjektet kanë folur për temat që atyre u konvenojnë. LDK-ja dhe LVV-ja kanë propozuar që të diskutohet vetëm për zgjedhjet e parakohshme, për shkak se Qeveria ka humbur bazën e numrave në Kuvend. PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë insistuar që të ketë konsensus për çështje të ndryshme, por nuk janë dakorduar në plotni me tekstin e propozuar nga PSD-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme