Opozita në kërkim të rrugës për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 08:17 | Nga

Subjektet opozitare në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Por edhe pse koalicioni qeverisës tash e një kohë nuk e ka shumicën në Kuvend, as partitë opozitare nuk e kanë fuqinë e nevojshme për rrëzimin e kësaj Qeverie. Megjithatë opozitarët thonë se janë duke punuar në këtë drejtim, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Por që të tria janë të pafuqishme në këtë mision, pasi së bashku kanë 58 vota në Kuvend, ndërkohë që për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit në Kuvend duhen së paku 61 vota.

LEXO EDHE: Inkurajohet Parlamenti Evropian t’ia heqë vizat Kosovës

Sido që të jetë, opozitarët thonë se nuk do të ndalen së kërkuari rrugën për rrëzimin e kësaj Qeverie, madje thonë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin për arritjen e këtij qëllimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme