Opozita pas mocionit: E ndaluam keqqeverisjen

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 14:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, tri partitë opozitare kanë thënë se rrëzimi i Qeverisë është lajm i mirë për qytetarët e vendit.

Fatmir Limaj, kryetar i i Nismës për Kosovën, e cila ka iniciuar mocionin, tha se keqqeverisja u ndalua nga deputetët.

Pal Lekaj, nga AAK-ja, ka uruar qytetarët duke thënë se Qeveria u rrëzua falë vullnetit të mirë të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes tha se këtë hap e ndërmorën për të mirën e qytetarëve.

“Po e shqyrtojmë mundësinë se cili do të ishte për neve bashkëpunëtori më i mirë për qeverisjen e ardhshme”, tha Konjufca, duke shtuar se rrëzimi i Qeverisë nuk është kurrfarë kurthi, por se është interes i qytetarëve të Kosovës.

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë ka kaluar në Kuvend me votat e 78 deputetëve; përfshirë të partnerit të deritanishëm të koalicionit – PDK.

Të ngjashme