Opozita po debaton për Qeverinë Haradinaj pa PAN-in

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 12:54 | Nga Albulena Avdiu

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës.

Miliam Zeka është deputeti i vetëm i koalicionit PAN që ishte pjesë e seancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetë e tjerë nuk janë paraqitur.

Haradinaj: Ftesa për seancë e pakuptimtë

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në kohën kur opozita ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me “parimet programore” të Qeverisë Haradinaj.

Por, Haradinaj e ka quajtur të pakuptimtë thirrjen e kësaj seance, raporton Ekonomia Online.

“Ftesa për një seancë të tillë është e pakuptimtë dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë”, tha Haradinaj, i cili është paraqitur para gazetarëve i shoqëruar nga dy zv.kryeministrat Enver Hoxha dhe Fatmir Limaj.

“Dje ishte seanca për zgjedhjen e Qeverisë. Sot na kanë njoftuar se ka ftesë edhe për një seancë, e cila është mjaft e habitshme sepse kërkesa për ndërprerje të debatit ishte bërë nga opozita. Dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme