Osmani: Ndërto të ardhmen duke votuar sot

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 13:27 | Nga

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të votuar.

Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë fuqia e votës.

“Dilni votoni. Mos e nënvlerësoni fuqinë e votës suaj. Ndërto të ardhmen duke votuar sot”, ka shkruar Osmani në Facebook. Në fotografi shihet se Osmani ka votuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme