Osmani: Pezullimi i dialogut nuk e ndihmon lirimin e Thaçit

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 12:54 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, vlerëson se pezullimi i dialogut me Serbinë, nuk do t’i ndihmonte lirimit të nënkolonelit Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

Sipas saj, lirimi i këtij të fundit atëherë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e BE-së, me të cilën dëmtohet dialogu në rast pezullimi.

“Pra nëse ne sot e pezullojmë dialogun me Serbinë nuk ka më mënyrë se si të lirohet Nehat Thaçi përveç përmes BE-së dhe pezullimi i dialogut e dëmton dialogun me BE-në. Ky kuvend duhet të ketë mesazhe të qarta”, tha Osmani.

Ajo tha se Kuvendi i Kosovës ende ka një rezolutë në fuqi e cila është miratuar para disa vitesh edhe e cila kërkon pezullim të dialogut me Serbinë ,derisa të zgjidhet çështja e të zhdukurve, por qeveria nuk e ka implementuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme