Pacolli: BE ofroi progres përmes MSA-së, kërkuam trajtim të barabartë me rajonin

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 15:40 | Nga

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë me një deklaratë rreth Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian, transmeton Ekonomia Online.

Pacolli thotë se Kosovës i është ofruar mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, edhe pse Kosova, sipas tij, ka kërkuar trajtim të barabartë me vendet tjera të rajonit.

“E kemi menduar se për ne është trajtim i pabarabartë formulimi “frontrunners”. Ne kemi sugjeruar, që do të duhej të ofrohej një përkufizim i qartë mbi statusin e kandidatit për Kosovën, si dhe një kornizë e qartë kohore për hapjen e bisedimeve për procesin e anëtarësimit në BE.

Besoj fuqishëm se Kosova sikurse vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë mund të përfitojnë nga një stabilitet dhe prosperitet më i avancuar, e që do të mundësojë perspektivë të qartë evropiane”, thuhet veç tjerash në deklaratë.

Në raportin rreth Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian thuhet se Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane, sapo të lejohen rrethanat objektive.

Deklarata e plotë e Pacollit:

Lajmi i mirë nga Brukseli është se BE-ja po tejkalon të ashtuquajturën “enlargementfatigue” – lodhjen nga zgjerimi dhe i është rikthyer seriozisht rajonit tonë.

Një perspektivë e besueshme e zgjerimit të BE-së, e që përfshinë Ballkanin Perëndimor është një angazhim i shtuar i Brukselit dhe shteteve anëtare.

Ri-afirmimi i një të ardhme Evopiane të vendeve të Ballkanit Perëndimorë nga Presidenti, Jean-Claude Juncker, hapë perspektivë të re për më shumë stabilitet në fqinjësinë tonë. Ky është obligim i BE-sëpër të ruajtur perspektivën kredibile të zgjerimit për rajonin.

Me Strategjinë për Zgjerim të BE-së, për Republikën e Kosovës hapet një dritare historike e mundësisë për t’u lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa dyshim me të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Republikës sëKosovësiështë ofruar mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,edhepse ne kemi kërkuar trajtim të barabartëme vendet tjera të rajonit.

E kemi menduar se për ne është trajtim i pabarabartë formulimi “frontrunners”. Ne kemi sugjeruar, që do të duhej të ofrohej një përkufizim i qartë mbi statusin e kandidatit për Kosovën, si dhe një kornizë e qartë kohore për hapjen e bisedimeve për procesin e anëtarësimit në BE.

Besoj fuqishëm se Kosova sikurse vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë mund të përfitojnë nga një stabilitet dhe prosperitet më i avancuar, e që do të mundësojë perspektivë të qartëevropiane.

Ajo që duhet të na inkurajojëështë se procesi i zgjerimit për Ballkanin Perëndimorë projektohet në frymën e procesit të Berlinit, që parasheh involvimin e vet BE-së në Planin e Veprimit për Mbështetjen e Transformimit të Ballkanit Perëndimor, në fushat si në vijim:

1. Forcimin e mbështetjes për sundimin e ligjit, ku përfshihet matja e reformave në gjyqësi, luftimi i korrupsionit, mbështetja nga ekspertët e Shteteve Anëtare, monitorimi i proceseve gjyqësore, përkrahje e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, etj;

2. Shtimin e angazhimit në aspektin e sigurisë dhe migracion: angazhim i përbashkët kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, postimi i oficerëve ndërlidhës tëEuropolit në të gjithë rajonin, marrëveshje bashkëpunimi me Eurojust,ngritja e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike dhe krimit kibernetik, menaxhimi i kufirit, krijimi i qendrave koordinuese kombëtare për kontrollin e kufirit, bashkëpunim nëPolitikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri/ Siguria e Përbashkët si dhe Politika e Mbrojtjes, etj;

3. Përkrahje në zhvillimin socio-ekonomik, në të cilën përfshihen: Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, garancitë për investimet private, zhvillimi i sektorit privat, rritja e potencialit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkrahja e hulumtimeve dhe ndërtimi i kapaciteteve të inovacionit, lehtësimi i tregtisë, forcimi i programit për reforma ekonomike, rritja e fokusit në punësim dhe në reformat sociale, etj;

4. Angazhim nështimin e lidhjes infrastrukturore, pjesëmarrjen e autoriteteve dhe organizatave të Ballkanit Perëndimor në punën e rrjetit të rregullatorëve të energjisë dhe operatorëve të sistemit të transmisionit dhe shpërndarjes;

5. Përkrahje nëagjendën e digjitalizimit;

6. Mbështetja e pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Të ngjashme