Pacolli e nis në Shqipëri detyrën si kryediplomat

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pacolli arriti të futej në Qeverinë Haradinaj pasi i dha mbështetje koalicionit PAN për të marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme