Pacolli e Tahiri, nga sot zyrtarisht ministra

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 08:10 | Nga

Ministri i porsazgjedhur i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pranon sot zyrtarisht detyrën në këtë post.

Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet sot nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behgjet Pacolli.

Po sot, ministrja e deritanishme, e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën ministrit të porsazgjedhur Abelard Tahirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme