Pacolli: Institucionet të mos përhapin panik

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 17:52 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën sigurisë, duke thënë se institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik te qytetarët, por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve.

Pacolli shkruan nëse prapa këtyre paralajmërimeve fshihen agjenda të tjera politike, kjo përveç shqetësimit paraqet edhe fyerje për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

“Janë shumë shqetësuese disa lëvizje të çuditshme që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë. Është shumë shqetësues edhe paralajmërimi i institucioneve për situatën e sigurisë në vend. Institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik të qytetarët por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve. Në rast se prapa këtyre paralajmërimeve fshihen agjenda të tjera politike, kjo përveç shqetësimit paraqet edhe fyerje për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës”, shkruan Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme