Pacolli komenton propozimin e Agim Bahtirit për koalicion me VV-në

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 18:05 | Nga

Nënkryetari i AKR-së, njëherësh kreu i komunës së Mitrovicës veriore, Agim Bahtiri sot gjatë ditës i ka propozuar partisë së tij që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje rreth formimit të Qeverisë.

E lidhur me propozimin e Bahtirit, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se ende nuk ka vendosur se me kë do të bëjë koalicion pas zgjedhor.

Kontaktuar nga Gazeta Express, Pacolli është shprehur se partia e tij po e pret rezultatin final të zgjedhjeve dhe për të mësuar se sa kandidatë nga partia e tij kanë siguruar ulëse në Kuvend, dhe pastaj t’i shoh opsionet se me kë do të rreshtohet për formimin e Qeverisë.

“Ne për momentin nuk kemi asnjë plan për ndonjë koalicion. Po i presim rezultatet e zgjedhjeve, t’i shohim numrat se sa deputetë po mund t’i kemi në Kuvend dhe pastaj do t’i shqyrtojmë mundësitë”, ka thënë Pacolli.

“Ne jemi parti liberale, dhe si e tillë nuk ka pengojmë mendimet e pjesëtarëve të tjerë të partisë. Z. Bahtiri ka mundur të thotë për Vetëvendosjen, por ai është mendimi i tij. Ne jemi të vendosur që t’i presim rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj shohim”, ka thënë në fund kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme