Pacolli: Kryeministër reago!

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 11:31 | Nga

Presidenti  i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje Isa Mustafës që të reagojë për ngjarjet e fundit në raport me Serbinë.

Pacolli ka thënë se Serbisë i duhet dhënë leksion për veprimet që po bën karshi Kosovës dhe se për këtë duhet të pezullohet dialogu me Serbinë.

“Kryeministër reago! Pëzolloje dialogun me Serbinë. Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha vëprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pëzullimin e dialogut. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago” shkruan Pacolli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme