Pacolli mbledh kryetarët e degëve të partisë, flasin për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 22:03 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarët e degëve të kësaj partie. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli njoftoi se po bëjnë përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh i bindur se kjo parti ka ofertën dhe kandidatët më të mirë.

“Sot zhvillova një takim të rëndësishëm me kryetarët e degëve të AKR të të gjithë Kosovës, ku diskutuam për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti. Zgjedhjet lokale janë angazhimi sfidë shumë e rëndësishme e angazhimit tonë për tu ofruar qytetarëve zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. AKR do të prezentojë ofertën më të mirë, kandidatët më të mirë për të drejtuar komunat e Kosovës. Gjithashtu falënderova edhe z. Sabit Pacolli për kontributin e dhënë për AKR në degën e Lipjanit, ndërsa z. Fauz Xhemajli i dëshiroj sukses në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj dege”, shkruan Pacolli në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme