Pacolli në Greqi: Mos e harroni Kosovën, është krijesë e BE-së

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë punimeve të ministerialit  të vendeve të Procesit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republikë Çeke, Sllovaki), plus vendet e Ballkanit Perëndimor, në forumin kushtuar zgjerimit, ka folur edhe ministri i jashtëm, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton Ekonomia Online.

Pacolli mbajti një fjalim orientuar përgjithësisht tek lidhjet e forta tradicionale të Kosovës me Europën, posaçërisht me Bashkimin Europian.

Duke folur për këto lidhje, ai tha se “50 vjet më parë gjyshërit dhe baballarët e Kosovës udhëtonin lirisht me tren përgjatë Europës në hekurudha që sot janë vjetëruar. Sot ata e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijët dhe nipërve të tyre pse ata nuk kanë të drejtë të udhëtojnë”.

Duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit si perspektiva unike për Kosovën dhe rajonin, shefi i diplomacisë kosovare,  shprehu shqetësimin që “një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

Pacolli tutje ka deklaruar se Evropa nuk është e plotë dhe e qëndrueshme pa Kosovën.

“Për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”, tha ai.

Duke ju referuar fjalimit të Sekretarit të shtetit për punët evropiane dhe marrëdhëniet me jashtë, Ivan Korçok,  ministri Pacolli i bëri thirrje publike atij që Sllovakia ta njohë Kosovën sa më shpejt si kontribut për bashkëpunimin europian.

Pjesëmarrja e ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli në ministerialin e Sunionit, Greqi, vijon me aktivitete të tjera, si dhe takime dypalëshe.

Të ngjashme