Pacolli në Hajvali paraqet vizionin e AKR-së për zhvillimin e vendit

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 10:18 | Nga

Në kuadër të procesit të organizimit të brendshëm të partisë, me një pjesëmarrje masovike të përkrahësve të AKR-së, nën-dega e partisë në Hajvali ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.

Kuvendin me praninë e tij e nderoi edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili para delegatëve paraqiti edhe njëherë vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike prej 12%.

Lideri i AKR-së tha se partia është duke gjetur mbështetje në të gjitha anët e vendit dhe se janë duke u ndërtuar strukturat e qëndrueshme me rreth 45 000 njerëz të përfshirë në proces të zgjedhjeve në parti.

“800 nëndegë janë treguesi më i mirë se AKR-ja do të arrijë t’i merr 20% të votave”, ka thënë Pacolli.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatoi i nëndegës së Hajvalisë, Islam Pacolli, i cili në emër të Grupit Punues të nëndegës, ju drejtua Kuvendit dhe delegatëve, të cilët i falënderoi për pjesëmarrje dhe përkrahje. Ai tha se fuqia elektorale e AKR-së duket qartë me prezencën masovike të njerëzve në Kuvend.

Më pas Kuvendi i nëndegës i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 279 delegatëve, me shumicë votash kryetar i nëndegës së AKR-së në Hajvali është zgjedhur koordinatori i deritanishëm i nëndegës, Islam Pacolli.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor, dega Prishtinë dhe Asamblisti i Kuvendit Komunal, Sami Boroci, i cili mes tjerash tha se procesi i konsolidimit të AKR-së po merr entuziazëm të duhur në Hajvali.

Ai theksoi se qytetarët e Hajvalisë kanë qenë gjithnjë mbështetës të AKR-së dhe vlerave liberale që përfaqëson kjo parti.

Më pas Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë dhe strukturat tjera të nëndegës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme