Pacolli në Vushtrri: Ka ardhur koha të ndryshojë qasja ndaj shtetit

Vushtrri | 27 Maj 2017 | 18:09 | Nga

Presidenti Behgjet Pacolli dhe kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, vizituan sot edhe qytetin e Vushtrrisë, ku mbajtën një takim me qytetarët e kësaj Komune.

Takimin e hapi Kryetari i degës së AKR-së ne Vushtrri, Nasuf Aliu, i cili duke e falënderuar Presidentin Pacolli dhe kandidatët e partisë, për vizitën, ju bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që t’ua japin besimin njerëzve që dinë të menaxhojnë dhe që dinë të qeverisin. Ai tha se qëndron krenar që është i renditur pas një personi që ka lënë pas vetes përplot suksese, vepra dhe argumente.

Më pas fjalën e mori Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili fillimisht falënderoi strukturat dhe anëtarësinë e degës, për punën e tyre si dhe qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen e treguar ndaj e Aleancës Kosova e Re.

Ai tha se AKR do të punojë për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për një perspektivë më të mirë të rinisë. “Kosova do të ndryshojë, nuk mund të ecë më në këtë mënyrë, unë jam i bindur për këtë.

Pacolli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve për shkatërrimin e maleve dhe lumenjve të Kosovës, duke përmendur kështu edhe potencialet zhvillimore të vendit, të cilat janë keqtrajtuar nga institucionet për vite me radhë.
Numri një i AKR-së tha se Kosova është degraduar nga njerëz të pandërgjegjshëm për një kohë të gjatë dhe se tani ka ardhur koha që kjo qasje të ndryshojë.

“Synimi im është mirëqenia e qytetarëve, ngritja e standardit jetësor dhe përfaqësimi i tyre nga njerëz profesionist, të përgjegjshëm dhe që do të punojnë me dinjitet”, tha ai.

Më pas Presidenti Pacolli, para qytetarëve të Vushtrrisë ka prezantuar një nga një, kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme