Pacolli paralajmëron organizimin e një Forumi Ekonomik Kosovë-Brunei

New York | 21 Sht 2017 | 22:58 | Nga

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pasur një takim me homologun e tij nga Brunei Darussalam, Pehin Dato Lim Jock Seng, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York.

Paclli, i cili së bashku me presidentin Hahsim Thaçi po qëndrojnë në New York, po i shfrytëzojnë margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të zhvilluar takime të shumta me drejtues shtetesh, në kuadër të përpjekjeve për njohje të reja dhe forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Pacolli ka treguar se në bisedë me z. Seng, kanë shprehur interesimin për organizimin të një Forumi Ekonomik në Brunei. “Do të ketë edhe nënshkrim të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta”.

“I shpreha mirënjohjen time të thellë për miqësinë, respektin dhe hapjen për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Për shtet mike largësia gjeografike ka pak rëndësi. Pozicioni strategjik i këtij vendi ofron shumë”, ka shkruar kreu i diplomacisë kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme