Pacolli paraqet 8 rekomandime nga interpelanca për korrupsionin dhe krimin e organizuar

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 16:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Fitore Pacolli-Dalipi, paraqiti rekomandimet nga interpelanca e thirrur për kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

“Rekomandimet janë:

  1. Qeveria e Kosovës të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim ose korrupsion nga pozicioni të cilin e mbajnë;
  2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të dorëzojë brenda 15 ditëve pune raport të detajuar Kuvendit të Kosovës mbi dosjen penale të çdo anëtari të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore dhe rajonale dhe kryeshefave ekzekutivë, kjo përfshin edhe rastet që kanë aktakuzë apo në të kaluarën kanë pasur;
  3. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Auditori i Përgjithshëm të hartojë në përputhje me legjislacionin në fuqi raportin, performancën dhe financat e organit shqyrtues të prokurimit. Këtë raport t’ia dorëzojë Kuvendit jo më larg se 90 ditë nga hyrja në fuqi e kësaj rezolute;
  4. MPB-ja t’i dërgojë raport Kuvendit të Kosovës me gjendjen dhe rastet me aktakuzë të mëhershme dhe të tashme, pra drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike, departamentit special anti-korrupsion në Policinë e Kosovës dhe divizionit kundër krimit të organizuar;
  5. Komisionet parlamentare të mbikëqyrin punën e institucioneve të pavarura të zgjedhura nga Kuvendi i Kosovës, duhet të themelojnë grupet e punës brenda komisioneve për të përgatitur raportin me të dhënat për rastet dhe aktakuzat e anëtarëve të bordeve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve. Këto raporte të paraqiten në seancë brenda 30 ditëve dhe t’i dorëzohen Qeverisë së Kosovës;
  6. Ministria e Drejtësisë në koordinim me Komisionin për Legjislacion të fillojë përgatitjen jo më vonë se 7 ditë pune nga hyrja në fuqi e kësaj rezolute për nismën legjislative për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve me theks të vecantë Vettingun;
  7. Qeveria e Kosovës në fazën e rishqyrtimot buxhetor të vitit 2018 të ofrojë mbështetjen financiare për sistemin e drejtësisë për këto pika: Krjimin e departamenteve të veçanta brenda për brenda prokurorisë dhe gjykatave në përbërje të ekipeve të veçanta prokurorësh, hetuesish dhe gjykatës të profilizuar që do të merren vetëm me lëndët e korrupsionit, shtimin e numrit të stafit mbështetës i profilizuar në këtë drejtim;
  8. Komisioni për Legjislacion me bashkëpunim me KGJK-në urgjentisht duhet të informojë Kuvendin për rastet e parashkrimit në lëndët e korrupsionit, dënimet e ulëta, ato me kusht përfshirë këtu edhe analizen për rrethanat lehtësuese në aktgjykime si dhe të dalë me rekomandime për adresimin e këtyre rasteve”.

Të ngjashme