Pacolli replikon me Veselin, bëhemi Zvicër kur ju të dilni në opozitë

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 17:59 | Nga

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar rreth deklaratave të Kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Duke iu referuar citatit të Veselit se ”Kosova do të bëhet Zvicra e Ballkanit”, i pari i AKR-së, i është kundërpërgjigjur atij duke lë të nënkuptohet se vendi do bëhet i tillë vetëm nëse ajo parti mbetet në Opozitë.

Këto deklarime Pacolli i bëri në një status të publikuar në facebook, duke shprehur mjaft optimizën se do të dalin fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

”Z. Kadri Veseli paska thënë që Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Perfekt, e besueshme, po, do te bëhet sapo të dalni ju në OPOZITË. Na priftë e mbara!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme