Pacolli: Rinia e Prishtinës meriton të jetë target i kompanive evropiane

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 11:19 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka mbajtur konferencë për medie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pacolli ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me AKR-në për të bërë programe më shumë për të rinjtë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se rinia e Prishtinës meriton të jetë target i kompanive evropiane.

“Rinia e Prishtinës meriton të jetë target i kompanive evropiane dhe jo të ikë jashtë për zgjidhje, por duhet të ofrohen zgjidhje brenda Kosovës për ta”, tha ai.

“Ne nuk premtojmë, ne zbatojmë, ofrojmë alternativa , unë jam ndryshe sepse vij nga fusha e biznesit dhe menaxhmentit, ne ofrojmë alternativa për qytetaret e Prishtinës dhe të rinjtë e saj”.

Të ngjashme