Pacolli shfuqizon disa emërime në misione jashtë vendit (Dokument)

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 14:17 | Nga

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së ish-ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj.

Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj ministrie në misione jashtë vendit.

Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën e buxhetit dhe ngarkimin e tij, shkruan Gazeta Metro.

Tutje Pacolli ka thënë se me këtë rast kërkon rivlerësim ligjor për këto pozita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme