Pacolli takoi ambasadoren finlandeze, diskutohet liberalizimi i vizave

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 14:51 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamäki.

Ambasadorja finlandeze ka uruar Pacollin me rastin e marrjes së detyrës së re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Finlandës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.

Ambasadorja Huhtamäki, ka thënë se mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme