Pacolli tregon kush do të jetë nënkryetar i Prishtinës nga AKR

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli përmes një prononcimi për Gazeta Blic ka zbuluar se edhe pse nuk kanë një marrëveshje të shkruar me anë të së cilës do të ndahen postet pas zgjedhjeve, ai do të jetë nënkryetar i komunës së Prishtinës.

Pacolli ka thënë për Gazeta Blic se edhe pse me marrëveshjen për koalicion nuk janë dakorduar për poste dhe ai nuk ka pasur asnjë interes, do të sigurohet që pas zgjedhjeve të marrë një pozitë me anë të së cilës iu mundësohet implementimi i programit të tij.

“Unë do të jem sigurisht nënkryetar i Prishtinës po kjo vetëm ta quaj thjesht një marrëveshje s’mund t’i themi as marrëveshje ksaj ni parashikim Definitivit ende nuk jemi dakorduar për poste. Për poste do të flasim pas zgjedhjeve. Ne jemi dakorduar për program të përbashkët, por jo edhe për poste.”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, ai nuk ka pasur ndonjë interes për post të caktuar.

“As nuk më kanë interesuar postet, mirëpo sigurisht unë do të jem diku ku do të mund të implementoj programin tim.”, shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur për nënkryetarin e AKR-së, Rrahim Pacollin, emri i të cilit tashmë është lakuar në media si nënkryetar i mundshëm i Prishtinës pas koalicionit me Vetëvendosjen, Selim Pacolli mohoi një gjë të tillë.

“Jo nuk ka lidhje, ai veç e ka bo një foto.”, pohoi ai.

“Unë do të jem nënkryetar, kjo është e pashmangshme.”, përfundoi ai.

AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje me 8 nëntor kanë nënshkruar koalicion bashkëqeverisës në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme