Pacolli: Vija të kuqe vetëm për PDK-në

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 13:29 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij ka “vija të kuqe” vetëm për partinë e Kadri Veselit.

Kur është pyetur për koalicion të mundshëm me AAK-në dhe Nismën, Pacolli ka thënë se do të bashkëpunonte me të gjithë ata që janë të “pastër si loti” dhe që kanë vullnet për të punuar shumë.

Ai i ka bërë komentet gjatë një konference me gazetarë, pas një takimi me përfaqësues të liberal-demokratëve evropianë.

Megjithatë, kreu i AKR-së ka pohuar se ka vendosur vija të kuqe për të gjitha ato parti që kanë ngulfatur partinë e tij.

I pyetur nëse kjo parti është PDK-ja, ai ka deklaruar se partia e Kadri Veselit është një nga ato që do të kenë vija të kuqe.

“PDK-ja e sotme është partia me potencialin më të madh që të ketë vija të kuqe nga AKR-ja”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme