Pakënaqësitë me koalicionet

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 08:25 | Nga

Krijimi i koalicioneve të mëdha parazgjedhore shumë politikanë do t’i lërë jashtë listave partiake për deputetë. Probleme më të mëdha në këtë drejtim kanë PDK-ja dhe LDK-ja për shkak të koalicioneve të tilla

Koalicionet parazgjedhore kanë filluar të krijojnë përçarje të mëdha brendapartiake. Përpos disa zërave kundër koalicioneve të caktuara, sidomos për shkak të mospajtimeve ideologjike, pakënaqësitë më të mëdha kanë të bëjnë me kërkesat e militantëve partiakë për t’u futur në lista për deputetë.
Partia më e madhe në vend (PDK) shumë zyrtarë të lartë të partisë do të detyrohet t’i lërë jashtë listave për deputetë për shkak të koalicionit që ka arritur me dy partitë parlamentare, AAK-“Nismë”, si dhe një numër të madh të partive jashtëparlamentare.

Me situatë të njëjtë ballafaqohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për shkak të koalicionit me AKR-në dhe “Alternativën” e Mimoza Kusarit, derisa lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka telashe të tilla, pasi që ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit të këtij viti.

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë për “Zërin” se vendimin për koalicionin PDK-AAK-“Nismë” e kanë marrë kryetarët e partive. Ai ka pranuar se ka mundur të ketë edhe kundërshtime për një koalicion të tillë, por në fund vendimi është miratuar nga partia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme