Pal Lekaj merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 16:09 | Nga

U bë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuarra deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, z. Pal Lekaj, falenderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.

Pranim dorëzimi u bë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme