Pal Lekaj ,priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 12:31 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj , priti ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Ministri Lekaj fillimisht e falenderoi ambasadorin për viziten dhe tha se miqtë gjermanë per ne kanë domethenie të madhe, sepse janë udhërrefyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme