PAN-i e mbyll ditën e votimeve me festë e fishekzjarrë

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 00:36 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas fjalimeve të dy liderëve, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, rreth orës 00:40, në sheshin “Skënderbeu” për disa minuta janë ndezur fishekzjarrë të fuqishëm mbi Prishtinë.

Veseli: Fitores së PAN-it iu gëzua gjithë Kosova

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në fjalë ne tij ka thënë se për fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma është gëzuar e gjithë Kosova, madje edhe vetë opozita.

Ai ka thënë se Kosova e ka kaluar me sukses një proces zgjedhor të rregullt, ku më pas i ka falënderuar gjithë qytetarët.

Veseli u ka thënë se thani është kohë të punohet për Kosovën pasi ka thënë se është fitore e madhe për Kosovën.

Më tutje, Veseli ka thënë se së bashku me kryeministrin e ri, Ramush Haradinajn do ta ndërtojnë Kosovë.

Haradinaj: Kosova sot ia dha fitoren PAN-it

Simpatizantëve të koalicionit PAN, që ishin nisur festën, pas mesnatës i janë bashkuar dhe liderët Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Haradinaj në fjalë ne tij ka thënë se Kosova sot ia ka dhënë fitoren PAN-it, për çka edhe i falënderoi të gjithë qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka falënderuar votuesit që i kanë besuar koalicionit dhe ka thënë se tani koalicionin e presin shumë punë përpara.

Fotot: Ekonomia Online

Të ngjashme