PAN-i nuk merr pjesë në seancën e nesërme

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 10:22 | Nga Kaltrina Zymberi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ të partive politike ka thanë se PAN nuk do të marrë pjesë në seancë e thirrur për nesër.

“Ju falënderoj për këtë takim i cili ka ndodh në pajtim me takimin javën e kaluar dhe si përfaqësues i PDK dua ti përshëndes të gjitha subjektet politike në këtë takim. Caktimi i datës së mbajtjes së seancës pa konsultën e partive politike. Natyrisht që ne duam që ti formojmë institucionet e Kosovës dhe tani është me rëndësi shpejtësia por për ne edhe cilësia”, raporton EO.

“Është e qartë që fuqia politike për ta zgjedh kryetarin e Kuvendit i cili i takon PAN është në anën tonë. Këtë të drejtë do ta ushtrojmë. Natyrisht që kandidati jonë për kryetar do të jetë Kadri Veseli dhe qeveria do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. Në kundërshtim me pajtimin që kemi pasur qe këtë të mërkure të shihemi dhe të marrim vendimet ne nuk do të marrim pjesë në seancë ju mund të hyni e të dilni sa herë te doni”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme