PAN siguron përfundimisht 62 vota, mbyllë ofertën për AKR-në

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:56 | Nga

Koalicioni PDK- AAK- NISMA përfundimisht i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, me kryeministër Ramush Haradinaj.Kështu kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda koalicionit PAN.Sipas këtyre burimeve, koalicioni PAN i ka 62 vota për ta formuar qeverinë. “Koalicioni PAN i ka siguruar 62 vota për formimin e Qeverisë.

Nesër ose të shtunën pritet që të bëhen publike marrëveshjet e nënshkruara me deputetë individual”, thonë këto burime të Gazetës Blic.Ne anën tjetër, PAN tashmë e ka mbyllur ofertën për Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, të cilës i kishte bërë ofertë, duke ia premtuar postin e Ministrit të Jashtëm.

“PAN nuk ka më interes që brenda koalicionit ta marrë AKR-në e Behgjet Pacollit dhe kësisoj drejtuesit e saj kanë vendosur që të tërheqin ofertën në drejtim të këdaj partie”, thonë këto burime.

Ndërkaq, Pacolli disa herë ka deklaruar se me asnjë kusht nuk hyn në koalicionin me PAN-in, duke paralajmëruar se do t’i qëndroj besnik koalicionit LAA.Po ashtu gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.Ku në këtë takim, Haradinaj ia ka konfirmuar presidentit si ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë.(GazetaBlic.com)

Të ngjashme